Pa lajme që nga tetori: Kërkimet për Florjan Tabakun vijojnë

Florjan Tabaku, një qytetar nga Shqipëria, i cili u raportua i zhdukur nga familja më 20 tetor, ende nuk është gjetur. Sipas familjarëve, Tabaku është zhdukur gjatë një mbledhjeje gështenjash në zonën kufitare “Qafë Morinë-Gjakovë”, dhe ende nuk ka asnjë informacion rreth vendndodhjes së tij, megjithatë shpresat e tyre janë që më i dashuri i…

Lajme

01/04/2026 12:20

Florjan Tabaku, një qytetar nga Shqipëria, i cili u raportua i zhdukur nga familja më 20 tetor, ende nuk është gjetur.

Sipas familjarëve, Tabaku është zhdukur gjatë një mbledhjeje gështenjash në zonën kufitare “Qafë Morinë-Gjakovë”, dhe ende nuk ka asnjë informacion rreth vendndodhjes së tij, megjithatë shpresat e tyre janë që më i dashuri i tyre është akoma gjallë.

Fabjon Tabaku, vëllai i të zhdukurit ka bërë thirrje për ndihmë në kërkimin e Florjanit.

“Ju lutemi, na ndihmoni, ende nuk kemi asnjë lajm për vëllain tonë, Florjan Tabaku, i zhdukur që nga 20 tetor 2025 në Qafë Morinë – Tropojë. Çdo ndihmë dhe publikim nga ana juaj është jetik për ne”, tha ai për Klankosova.tv.

Familjarët e Florjanit kanë lënë një numër kontaktues për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij: 0693829918.