Presidentja Osmani dekoron lojtarët e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka dekoruar futbollistët e Kosovës pas sukseseve të fundit. Osmani në mëngjesin e sotëm ka pritur përfaqësues të Federatës së Futbollit dhe të lojtarëve të Kosovës, transmeton lajmi.net. Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, trajneri Franco Foda dhe dy futbollistët Vedat Muriqi dhe Valon Berisha ishin në takim me presidenten…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka dekoruar futbollistët e Kosovës pas sukseseve të fundit.
Osmani në mëngjesin e sotëm ka pritur përfaqësues të Federatës së Futbollit dhe të lojtarëve të Kosovës, transmeton lajmi.net.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, trajneri Franco Foda dhe dy futbollistët Vedat Muriqi dhe Valon Berisha ishin në takim me presidenten Osmani.
Në takim ishin edhe përfaqësues tjerë të FFK-së.
Mbrëmë Kosova dështoi të kualifikohet në Kupën e Botës pasi u mposhtën me rezultat 0:1 nga Turqia.
Përkundër humbjes, Kosova arriti sukses dhe pati paraqitje dinjitoze./lajmi.net/