Mesazh i fortë nga Kuka: Sporti ngrit shtetin dhe rikthen shpresën
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas suksesit të fundit në sportin kosovar, duke theksuar ndikimin e madh që sporti ka në shoqëri dhe në ngritjen e moralit të qytetarëve. “Në një mesazh emocional, ai vlerësoi se sporti ka fuqinë të bashkojë dhe të sjellë ndjenja pozitive, sidomos…
Sport
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas suksesit të fundit në sportin kosovar, duke theksuar ndikimin e madh që sporti ka në shoqëri dhe në ngritjen e moralit të qytetarëve.
“Në një mesazh emocional, ai vlerësoi se sporti ka fuqinë të bashkojë dhe të sjellë ndjenja pozitive, sidomos në një periudhë kur vendi është përballur me lodhje nga zhvillimet politike dhe zgjedhjet. Sipas tij, për një kohë të shkurtër, Kosova përjetoi emocione të veçanta që vetëm sporti di t’i krijojë. Sporti ka fuqi të ngris një shtet në këmbë, të sjell pozitivitet e ndjenja të papërshkrueshme”, ka shkruar Kuka.
Kosova e lodhur nga zgjedhjet e retorikat politike për një kohë jetoj me emocione që sporti din ti krijoj!
Kuka uroi ekipin për arritjen që e cilësoi si ndër më të mëdhatë deri më tani në futbollin kosovar, duke përgëzuar gjithashtu trajnerin dhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës për këtë sukses.
Ai rikujtoi edhe momentin e veçantë nga Grand Slam i Parisit, ku kampionia Distria Krasniqi u nderua në kryeqytetin francez, duke theksuar respektin që iu bë jo vetëm sportistes, por edhe shtetit të Kosovës.