Festat e prillit – tre ditë pushim shtesë për punëtorët e shtetit këtë muaj

Në muajin prill, sipas kalendarit zyrtar, do jenë tri festa këtë muaj. Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, këto janë tri festat: Pashkët Katolikë, Dita Kushtetutës dhe Pashkët Ortodokse, transmeton lajmi.net. Të hënën me 6 prill do të jetë ditë pushimi për punëtorët e sektorit publik, pasi festohen Pashkët Katolikë.…

Lajme

01/04/2026 09:21

Në muajin prill, sipas kalendarit zyrtar, do jenë tri festa këtë muaj.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, këto janë tri festat: Pashkët Katolikë, Dita Kushtetutës dhe Pashkët Ortodokse, transmeton lajmi.net.

Të hënën me 6 prill do të jetë ditë pushimi për punëtorët e sektorit publik, pasi festohen Pashkët Katolikë.

Me 9 prill, ditë e enjte, është Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do të jetë ditë pushimi.

Kurse, të hënën e 13 prillit janë Pashkët Ortodokse dhe do të jetë ditë pushimi për punëtorët e sektorit publik./lajmi.net/