Gattuso u kërkon falje tifozëve pasi nuk arriti ta kualifikojë Italinë në Botëror
Për herë të tretë radhazi, Itialia nuk arriti të kualifikohet në Kupën e Botës, pasi mbrëmë humbi finalen e play-offit, duke pësuar humbje nga Bosnja, pas ekzekutimit të penalltive. Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso pas eliminimit tha se është i trishruar pasi nuk e merituan humbjen. Ish-legjenda e Milanit i ka kërkuar falje tifozëve, pasi…
Sport
Për herë të tretë radhazi, Itialia nuk arriti të kualifikohet në Kupën e Botës, pasi mbrëmë humbi finalen e play-offit, duke pësuar humbje nga Bosnja, pas ekzekutimit të penalltive.
Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso pas eliminimit tha se është i trishruar pasi nuk e merituan humbjen.
Ish-legjenda e Milanit i ka kërkuar falje tifozëve, pasi nuk ia doli ta kualifikonte Italinë në Kampionatin Botëror.
“Nuk e meritonim këtë. Treguam pasion, luajtëm me 10 lojtarë që nga minuta e 40-të… jemi të trishtuar, por ky është futbolli.
Jam krenar për ekipin tim. Jemi të lënduar.
Më lejoni t’u kërkoj falje tifozëve të Italisë dhe vendit tonë, sepse nuk ia dola.
E ardhmja ime? Nuk ka rëndësi tani, nuk më intereson për këtë moment. Dhemb.”, deklaroi Gattuso.
Ndërkohë Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, deklaroi se i ka kërkuar Gattusos të vazhdoj punën në kombëtaren azure.
“I kam kërkuar Gennaro Gattusos të qëndrojë dhe të vazhdojë.”, ka deklaruar Gravina.