Zjarr në një lokal në Prishtinë, rasti po hetohet
Një zjarr ka shpërthyer mbrëmë në një lokal rreth orës 23:30 në Prishtinë. Zjarrfikësit kanë reaguar dhe e kanë shuar zjarrin, shkruan lajmi.net. Policia e Kosovës ka njoftuar se në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime. “Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë / 31.03.2026 – 23:30. Raportohet se në lokalin e viktimës mashkull…
Lajme
Një zjarr ka shpërthyer mbrëmë në një lokal rreth orës 23:30 në Prishtinë.
Zjarrfikësit kanë reaguar dhe e kanë shuar zjarrin, shkruan lajmi.net.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë / 31.03.2026 – 23:30. Raportohet se në lokalin e viktimës mashkull kosovar ka shpërthyer një zjarr. Zjarrfikësit kanë reaguar dhe e kanë shuar zjarrin. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/