Hasani: Presidenti nuk ka kompetenca ekzekutive, ato janë vetëm zinxhirore
Ish-kryetari i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se Presidenti i Republikës së Kosovës nuk ushtron kompetenca ekzekutive, duke kundërshtuar perceptimin e përhapur publik për rolin e këtij institucioni. Në emisionin Debat Plus, Hasani theksoi se roli i presidentit shpesh keqinterpretohet, përfshirë edhe në qarqet akademike. “Asnjë kompetencë ekzekutive nuk e ka presidenti…
Lajme
Ish-kryetari i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se Presidenti i Republikës së Kosovës nuk ushtron kompetenca ekzekutive, duke kundërshtuar perceptimin e përhapur publik për rolin e këtij institucioni.
Në emisionin Debat Plus, Hasani theksoi se roli i presidentit shpesh keqinterpretohet, përfshirë edhe në qarqet akademike.
“Asnjë kompetencë ekzekutive nuk e ka presidenti i Republikës. Edhe ata para që kanë qenë kanë thënë dhe nuk kanë faj, sepse në Fakultetin Juridik e mësojnë studentët që ka kompetenca. Nuk ka kompetenca ekzekutive, ai është mashtrim. Krejt i ka kompetenca zingjirore…”, ka thënë Hasani.