Kurti shkruan për humbjen e Kosovës: Tash na vlon meraku kolektiv, ishim kaq pranë kualifikimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas humbjes së përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, duke bërë thirrje për mbështetje dhe unitet. Kurti u shpreh se qytetarët janë ende të mërzitur nga rezultati, por theksoi se kombëtarja ka dhënë emocione të jashtëzakonshme dhe ka bërë krenar gjithë vendin.…

Lajme

01/04/2026 08:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas humbjes së përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, duke bërë thirrje për mbështetje dhe unitet.

Kurti u shpreh se qytetarët janë ende të mërzitur nga rezultati, por theksoi se kombëtarja ka dhënë emocione të jashtëzakonshme dhe ka bërë krenar gjithë vendin.

“Tash na vlon meraku kolektiv: do të mund të bëhej kështu sikur t’ia kishim bërë ashtu, ky apo ai, ose që të dy… E di që kemi dëshiruar një lojë ndryshe e rezultat tjetër, se i tërë kombi donte fitore, por edhe djelmoshat tanë e meritonin gjithashtu”.

Ai nënvizoi se fakti që Kosova ishte pranë kualifikimit tregon potencialin dhe nivelin e lartë të ekipit, duke shtuar se suksese të mëdha priten në të ardhmen e afërt.

Kurti falënderoi lojtarët, trajnerin dhe stafin për angazhimin e tyre, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë ta mbështesin përfaqësuesen në çdo kohë.