Mblidhen sot dy komisione parlamentare
Dy komisione të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhjet e radhës. Në orën 11:00, Komisioni për Integrime Evropiane do të mblidhet, ku në rend dite është shqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror. Po në të njëjtën kohë do të mblidhet edhe Komisioni për Buxhet. Në këtë mbledhje, anëtarët e…
Lajme
Dy komisione të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhjet e radhës.
Në orën 11:00, Komisioni për Integrime Evropiane do të mblidhet, ku në rend dite është shqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror.
Po në të njëjtën kohë do të mblidhet edhe Komisioni për Buxhet. Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë disa projektligje që lidhen me çështje financiare dhe buxhetore.