Montella: Kosova ka një skuadër shumë cilësore, fat i keq që veç një mund të shkojë në botëror
Trajneri i Turqisë Vincenzo Montella, ka folu pas ndeshjes me Kosovën në të cilën skuadra e tij triumfoi minimalisht 0:1. Montella tha se “Dardanët” i vunë goxha në vështirësi. “Kosova na vuri shumë në vështirësi. Ishim të përgatitur për këtë pasi Kosova ka një skuadër shumë cilësore, por është fat i keq që vetëm një…
Sport
Trajneri i Turqisë Vincenzo Montella, ka folu pas ndeshjes me Kosovën në të cilën skuadra e tij triumfoi minimalisht 0:1.
Montella tha se “Dardanët” i vunë goxha në vështirësi.
“Kosova na vuri shumë në vështirësi. Ishim të përgatitur për këtë pasi Kosova ka një skuadër shumë cilësore, por është fat i keq që vetëm një skuadër mund të kalojë në Kampionatin Botëror”, deklaroi për Klan Kosovën strategu italian.
Ai falënderoi për organizimin dhe sportivitetit kryetarin e FFK-së Agim Ademin dhe selektorin Franco Foda.
Trajneri italian tha se ata erdhën tek mesi i fushës për t’i uruar.
Turqia biletën për Kampionat Botëror e siguroi pas 24 vjetësh.