Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e shteteve që kontribuojnë me trupa në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti ambasadorët, krerët e misioneve dhe përfaqësuesit e lartë kombëtarë nga 33 vendet kontribuese me trupa. Takimi u zhvillua në shtabin e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë. “Duke shënuar këtë takim kolektiv me përfaqësuesit e vendeve kontribuese me trupa, Gjenerali Ulutaş përshkroi situatën aktuale të…

Lajme

31/03/2026 18:46

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti ambasadorët, krerët e misioneve dhe përfaqësuesit e lartë kombëtarë nga 33 vendet kontribuese me trupa.

Takimi u zhvillua në shtabin e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë.

“Duke shënuar këtë takim kolektiv me përfaqësuesit e vendeve kontribuese me trupa, Gjenerali Ulutaş përshkroi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet kryesore të tij në të ardhmen.

Ai riafirmoi angazhimin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për të gjitha vendet kontribuese me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme” thuhet në njoftimin zyrtar të KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.