Bllokimi i rrugëve për shkak të ndeshjes Kosovë-Turqi, Trafiku Urban njofton se mund të ketë vonesa të linjave të autobusëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të ndeshjes së Kosovës, disa rrugë do të jenë të bllokuara në kryeqytet. Për shkak të bllokimit të rrugëve, Trafiku Urban ka njoftuar se mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve. “Njoftojmë qytetarët se, për shkak të bllokimit të disa…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të ndeshjes së Kosovës, disa rrugë do të jenë të bllokuara në kryeqytet.
Për shkak të bllokimit të rrugëve, Trafiku Urban ka njoftuar se mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve.
“Njoftojmë qytetarët se, për shkak të bllokimit të disa rrugëve, gjatë mbrëmjes së sotme mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve, në përputhje me rregullimin e trafikut nga organet e rendit. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe i urojmë Kombëtares sonë suksese në ndeshjen e sontme kualifikuese!”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: