Haxhiu takon shefin e EULEX-it, flitet për sundimin e ligjit në vend

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Në këtë takim, u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.  “Në këtë takim…

Lajme

31/03/2026 16:08

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takim, u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

 “Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. /Lajmi.net/