Policia jep detaje për dy personat e arrestuar që gjuajtën fishekzjarrë tek hoteli ku po qëndron kombëtarja e Turqisë

Mbrëmë, pas mesnate, u hodhën fishekzjarrë në afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë. Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për qytetin e Prishtinës, Enis Pllana. Ai ka treguar se dy persona janë arrestuar për këtë rast dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.…

Lajme

31/03/2026 13:17

Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për qytetin e Prishtinës, Enis Pllana.
Ai ka treguar se dy persona janë arrestuar për këtë rast dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sonte Kosova luan kundër Turqisë, në kuadër të finaleve të “play-off” për kualifikim në Botëror. Fituesi siguron biletën për kualifikim në Kupën e Botës./lajmi.net/