Miratohen listat e kandidatëve që aplikuan për Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës janë miratuar listat e kandidatëve për intervistim të cilët kishin aplikuar për anëtar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, e të cilët do të intervistohen nga Komisioni për Legjislacion. Deputeti Besnik Tahiri deklaroi se në mbledhjen e djeshme kishte theksuar se ky proces i intervistimit dhe votimit ka një rëndësi të veçantë…

Lajme

31/03/2026 12:44

Në Kuvendin e Kosovës janë miratuar listat e kandidatëve për intervistim të cilët kishin aplikuar për anëtar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, e të cilët do të intervistohen nga Komisioni për Legjislacion.

Deputeti Besnik Tahiri deklaroi se në mbledhjen e djeshme kishte theksuar se ky proces i intervistimit dhe votimit ka një rëndësi të veçantë dhe se parimi udhëheqës dhe kriteri kryesor duhet të jetë vlerësimi i kompetencës integritetit dhe profesionalizimit të kandidatëve.

Ndryshe për këto dy pozita sic pati njoftuar Kuvendi,  kanë aplikuar 25 kandidatë.Kandidatët për gjyqtarë kushtetues janë: Vigan Rogova, Zahir Çerkini, Besard Belegu, Makfirete Krasniqi, Selman Ymeri, Avdylkadër Muçaj, Elton Tota, Benina Kusari, Ramadan Gashi, Shabi Idrizi, Rafet Haxhaj, Valbona Shala Thaqi, Shpresa Emra, Suzana Gashi, Ardita Haxhnikaj Demi, Novitet Nezaj, Alban Muriqi, Flamur Mrasori, Emine Abdyli Pozhari, Përparim Kalo, Nazmije Krasniqi Jusufi, Riza Krasniqi, Jorida Xhafaj, Islam Sllamniku dhe Bahrije Zaçaj./Lajmi.net/