Muharremi propozon “kompromis politik” për të shmangur zgjedhjet: Kurti president, qeveri e përbashkët
Analisti dhe publicisti Shenoll Muharremi ka paraqitur një propozim për dalje nga situata aktuale politike në vend, duke sugjeruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes partive për të shmangur zgjedhjet e reja. Sipas tij, një nga opsionet e fundit do të ishte që lideri i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, të zgjidhet president dhe të vazhdojë rolin si…
Lajme
Analisti dhe publicisti Shenoll Muharremi ka paraqitur një propozim për dalje nga situata aktuale politike në vend, duke sugjeruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes partive për të shmangur zgjedhjet e reja.
Sipas tij, një nga opsionet e fundit do të ishte që lideri i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, të zgjidhet president dhe të vazhdojë rolin si negociator në dialogun me Serbinë.
Në këtë skenar, qeveria do të zgjerohej dhe do të drejtohej nga partitë kryesore opozitare, përfshirë Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa rol të rëndësishëm do të kishte edhe Vjosa Osmani.
Muharremi sugjeron që Lëvizja Vetëvendosje të mbajë ministritë kyçe si Financat dhe Rendin, ndërsa PDK dhe LDK të marrin përgjegjësi në sektorët e ekonomisë, energjisë dhe projekteve të mëdha. Ndërkohë, AAK do të drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes me fokus në anëtarësimin në NATO, kurse diplomacia do t’i besohej Osmanit. Ai gjithashtu thekson se sektorët si arsimi dhe shëndetësia duhet t’u besohen profesionistëve më kompetentë.
Sipas Muharremit, ky kompromis do të respektonte në masë të madhe rezultatin zgjedhor, ndërsa njëkohësisht do të mundësonte një qeverisje funksionale dhe të qëndrueshme, duke adresuar nevojat më të rëndësishme të vendit në ekonomi, siguri dhe diplomaci.