Policia në Shtime sekuestron substanca narkotike, arrestohet një i kërkuar
Policia ka raportuar për dy raste të ndara të ndodhura gjatë së dielës në Shtime, që lidhen me posedim të substancave narkotike dhe zbatim të një urdhër-arresti. Rreth orës 23:00, njësia e patrullës së bashku me hetuesit policorë kanë ndaluar një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin tre persona. Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë…
Lajme
Policia ka raportuar për dy raste të ndara të ndodhura gjatë së dielës në Shtime, që lidhen me posedim të substancave narkotike dhe zbatim të një urdhër-arresti.
Rreth orës 23:00, njësia e patrullës së bashku me hetuesit policorë kanë ndaluar një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin tre persona. Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur 1.36 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe 4.67 gram të një substance tjetër të panjohur, e cila është dërguar për ekzaminim laboratorik. Po ashtu, është sekuestruar edhe një mjet për përpunimin e substancave narkotike (grinder).
I dyshuari, i identifikuar me inicialet L.I. (30 vjeç), është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Posedim i substancave narkotike”, ndërsa i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, më herët gjatë ditës, rreth orës 15:10, në rrugën “Sylejman Vokshi” në Shtime, policia ka arrestuar një person tjetër, G.R. (25 vjeç), i cili ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës në Ferizaj për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 20 ditësh. /Lajmi.net/