Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kontejnerët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë thirrje për më shumë kujdes në mirëmbajtjen e hapësirave publike, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të duhur të kontejnerëve për mbeturina. Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Rama ka kërkuar nga qytetarët që të kontribuojnë në mbajtjen e ambientit të pastër dhe…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë thirrje për më shumë kujdes në mirëmbajtjen e hapësirave publike, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të duhur të kontejnerëve për mbeturina.
Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Rama ka kërkuar nga qytetarët që të kontribuojnë në mbajtjen e ambientit të pastër dhe funksional.
“Pastrimi i hapësirave përreth kontejnerëve. Lusim qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerë dhe të mos i bllokojnë kontejnerët me vetura”, ka shkruar Rama.
Ai ka theksuar se mirëmbajtja e hapësirave publike nuk është vetëm përgjegjësi institucionale, por edhe qytetare.
“Mirëmbajtja e hapësirave publike është përgjegjësi e përbashkët. Vetëm me kujdes dhe bashkëpunim mund ta mbajmë ambientin të pastër dhe të rregullt për të gjithë”, ka shtuar ai.
Apeli i kryetarit vjen në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e gjendjes së pastërtisë në kryeqytet dhe për rritjen e ndërgjegjësimit qytetar lidhur me menaxhimin e mbeturinave.