Goditi me veturën e tij automjetin zyrtar të policisë, lëndohen dy policë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë, pasi që i njëjti ka goditur me veturën e tij automjetin zyrtar të Policisë së Kosovës, me c’rast është larguar nga vendi i ngjarjes Si pasojë, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është…

Lajme

31/03/2026 09:05

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë, pasi që i njëjti ka goditur me veturën e tij automjetin zyrtar të Policisë së Kosovës, me c’rast është larguar nga vendi i ngjarjes

Si pasojë, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast në procedurë të rregullt./Lajmi.net/