Mesazhi i madh i Harry Bajraktarit nga Amerika për djemt e Kosovës
Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, ka dhënë një mesazh motivues për kombëtaren e Kosovës para ndeshjes kundër Turqisë. Në reagimin e tij, ai ka vlerësuar sukseset e arritura nga të rinjtë kosovarë, duke theksuar se përmes tyre, Kosova po njihet gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare. Bajraktari ka theksuar…
Lajme
Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, ka dhënë një mesazh motivues për kombëtaren e Kosovës para ndeshjes kundër Turqisë.
Në reagimin e tij, ai ka vlerësuar sukseset e arritura nga të rinjtë kosovarë, duke theksuar se përmes tyre, Kosova po njihet gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare.
Bajraktari ka theksuar se kombëtarja përfaqëson një popull me histori të lavdishme, që nuk është dorëzuar asnjëherë dhe që vazhdon të luftojë për dinjitet dhe përfaqësim.
“Keni frymëzuar mbarë kombin shqiptar duke arritur një ëndërr që dikur dukej e pamundur. Me suksesin e rinisë tonë, bota po e njeh Kosovën. Ju jeni zëri i një populli me histori të Lavdishme, një popull që nuk u dorëzua kurrë. Ju po vazhdoni betejën për Kosovën tonë, po nderoni gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën për Liri dhe Pavarësi. Të martën kundër Turqisë luni me zemër me dinjitet me krenari. Ju presim në Amerikë, forca Kosova, Zoti e bekoftë popullin shqiptar”, ka thënë Bajraktari.