Presidentja ndan mbi 200 dekorata – nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndau mbi 200 dekorata personaliteteve nga sektorë të ndryshëm: gazetari, sport, shëndetësi, arsim, art, kulturë, aktivistë, shërbyes publikë që me punën e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme për liri dhe pavarësi të Kosovës dhe që kontribuan në shtetndërtim. Në fjalimin e saj, presidentja Vjosa Osmani tha se dekoratat përveç se…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndau mbi 200 dekorata personaliteteve nga sektorë të ndryshëm: gazetari, sport, shëndetësi, arsim, art, kulturë, aktivistë, shërbyes publikë që me punën e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme për liri dhe pavarësi të Kosovës dhe që kontribuan në shtetndërtim.
Në fjalimin e saj, presidentja Vjosa Osmani tha se dekoratat përveç se janë mirënjohje, janë edhe dëshmi e sakrificës dhe guximit të qytetarëve që nuk hoqën dorën nga liria e vendit.
“Atdheu nuk është vetëm vendi ku lindim, por thirrje që na ndjek përgjatë gjithë jetës. Republika e Kosovës është rrjedhë e pandërprerë brezash e atyre që dhanë gjithçka. Në zemër të kësaj përpjekjejë qëndron vetë liria jonë, jo vetëm si e drejtë e fituar, por ndjenjë e thellë permanente.
Muaji mars, në të cilën po mbahet ceremonia është një muaj i rëndë në historinë tonë, muaj kujtese e reflektimi që na kthen në ngjarje të tmerrshme, masakra të kryera nga Serbia. Një muaj që dëshmon qëndrueshmërinëm, rezistencën për të mos u dorëzuar kurrë. Dekoratat që po ndahen janë përveçse mirënjohje edhe dëshmi e sakrificës dhe guximit që nuk u përkul e dorëzua e nuk hoqi dorë nga liria asnjëherë. Nderimi ynë do të fillojë me heronj të UÇK-së, ata që dhanë sakrificën më të lartë duke dhënë jetën për liri. Nderimi i përhershëm u takon atyre. Liria jonë nuk u krijua vetëm në fushëbetejë, u ndërtua edhe shumë bijë e bija të këtij vendi me dije. Disa nga dekoratat i kushtohen kontributit për liri e pavarësi dhe do t’u jepen atyre qe u gjenden në këtë shtet në kohët vendimtare”, tha Osmani.
Osmani përmendi edhe kombëtaren e Kosovës, e cila nesër do të luaj me Turqinë për të qenë pjesë e kampionatit botëror. Ajo tha se pavarësisht nga rezultati indeshjes së nesërme, ekipi do të dekorohet me medalje të martën për kontributin e pamatshëm e shpresën që po i jep popullit.
“Ne duhet t’i vlerësojmë që sot po i jepin shpresë qytetarëve të Kosovës. Pavarësisht rezultatit të ndeshjes së nesërme ekipi i kombëtarës ka bërë historinë, prandaj kam nderin t’u njoftoj që për këtë kontribut të pamatshëm dhe për shpresën që po i jepin këtij populli,medalja presidenciale do t’i ndahet nesër edhe ekipit kombëtar pavarësisht ndeshjes së nesërme”, tha Osmani.