Ferizaj në errësirë: Banorët mbi 28 orë pa energji elektrike dhe pa informim nga institucionet

Qyteti i Ferizaj po përballet me një situatë të rëndë lidhur me furnizimin me energji elektrike. Qytetarët atje kanë mbetur pa rrymë që nga ora 1 pas mesnate, duke kaluar tashmë mbi 28 orë pa energji elektrike. Banorët shprehen të shqetësuar, pasi kjo situatë ka nisur që nga fillimi i këtij muaji dhe po përsëritet…

Lajme

30/03/2026 17:45

Qyteti i Ferizaj po përballet me një situatë të rëndë lidhur me furnizimin me energji elektrike. Qytetarët atje kanë mbetur pa rrymë që nga ora 1 pas mesnate, duke kaluar tashmë mbi 28 orë pa energji elektrike.

Banorët shprehen të shqetësuar, pasi kjo situatë ka nisur që nga fillimi i këtij muaji dhe po përsëritet pothuajse çdo ditë, shpesh pa paralajmërim dhe pa arsye të qarta.

Një qytetare ka adresuar këtë shqetësim në redaksinë e Lajmi.net, duke theksuar mungesën e informimit të qartë nga institucionet përgjegjëse dhe pasigurinë që krijohet në komunitet.

“I gjithë qyteti është pa energji që nga mesnata dhe askush nuk jep një informacion të qartë se kur do të rikthehet rryma. Reduktimet po ndodhin pothuajse çdo ditë, pa paralajmërim dhe pa arsye të shpjegueshme. Kjo po na krijon shumë vështirësi në jetën e përditshme”, ka deklaruar qytetarja.

Derisa banorët e Ferizajt ankohen se situata po ndikon në të gjitha aspektet e jetës së tyre, duke filluar nga puna, arsimi dhe shërbimet e përditshme. Ata kërkojnë reagim të menjëhershëm nga Operatori KEDS, duke e konsideruar këtë një problem serioz që kërkon ndërhyrje urgjente. /Lajmi.net/