Kushtetuesja i thotë “jo” Presidentes: Kërkesa për KQZ-në shpallet e papranueshme
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur për kërkesën e Presidentes lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas vendimit, kërkesa është e papranueshme, ndërsa Gjykata ka refuzuar edhe kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme. Vendimi është marrë njëzëri dhe palët do të njoftohen zyrtarisht. Në njoftimin e saj, Gjykata…
Lajme
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur për kërkesën e Presidentes lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas vendimit, kërkesa është e papranueshme, ndërsa Gjykata ka refuzuar edhe kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme. Vendimi është marrë njëzëri dhe palët do të njoftohen zyrtarisht.
Në njoftimin e saj, Gjykata sqaron se kërkesa ishte për vlerësimin e një konflikti të supozuar mes kompetencave kushtetuese të Presidentes dhe grupeve parlamentare në lidhje me emërimin e anëtarëve të KQZ-së.
Ky vendim konfirmon se rasti nuk mund të shqyrtohet për momentin dhe se procedura ligjore për emërimin e anëtarëve të KQZ-së nuk prek gjykimin e Kushtetueses. /Lajmi.net/
