Pas KEDS dhe KESCO- Visar Azemi shkon tek zyra e ZRRE-së, kërkon përgjigje për çështjen e njehsorëve

Visar Azemi nga Lidhja Demokrtike e Kosovës ka vazhduar edhe sot angazhimin e tij në cështjen e njëhësorëve të vendosur nga KEDS dhe KESCO e që thuhet se kanë “vjedhur” qytetarët duke i mashtruar kinse për vendosjen e tarifës energjetikemë të lirë gjatë natës. Azemi pas tentimit për t’u takuar me përfaqësuesit e KESCO dhe…

Lajme

30/03/2026 15:20

Visar Azemi nga Lidhja Demokrtike e Kosovës ka vazhduar edhe sot angazhimin e tij në cështjen e njëhësorëve të vendosur nga KEDS dhe KESCO e që thuhet se kanë “vjedhur” qytetarët duke i mashtruar kinse për vendosjen e tarifës energjetikemë të lirë gjatë natës.

Azemi pas tentimit për t’u takuar me përfaqësuesit e KESCO dhe KEDS të premten, sot u zhvendos tek zyrat e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Azemi bashkë me disa prej anëtarëve të tjerë të LDK-së shkuan tek zyrat e ZRRE-së duke tentuar të marrin një përgjigje në çështjen që po vazhdon të jetë tejet shqetësuese për qytetarët./Lajmi.net/