Eskalon situata tek protesta, veteranët të ashpër me qeverinë pas ekspozitës për masakrat

Ka eskaluar situata në protestën e sotme të thirrur nga OVL-UÇK në lidhje me ekspozitën e shfaqur ditë më parë në sheshet e Prishtinës, ku ishin publikuar të dhëna të pasakta në lidhje me masakrat në Kosovë. Në protestën e sotme një numër i madh i protestuesve janë përplasur me policinë , duke tentuar të…

Lajme

30/03/2026 13:18

Ka eskaluar situata në protestën e sotme të thirrur nga OVL-UÇK në lidhje me ekspozitën e shfaqur ditë më parë në sheshet e Prishtinës, ku ishin publikuar të dhëna të pasakta në lidhje me masakrat në Kosovë.

Në protestën e sotme një numër i madh i protestuesve janë përplasur me policinë , duke tentuar të afrohen në institucionet përkatëse, si Kuvendi i Kosovës.

Nga aty ata kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu.

Ndryshe Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, megjithëse mban flamurin kombëtar, brenda kabinetit të tij ka të punësuar një person që sipas tij ka tentuar të degradonte luftën e UÇK-së, Shkëlzen Gashi.

“Kryeministri mban simbolin e flamurit kombëtar, por për këshilltar ka një person që ka tentuar të degradonte luftën e UÇK-së, dhe ky është Shkëlzen Gashi. Degradimi i kësaj qeverie shprehet edhe përmes faktit që brenda saj ka ministra anti-UÇK”, ka theksuar Gucati.

Ai gjithashtu ka kritikuar Kuvendin e Kosovës, duke thënë se institucioni më i lartë i vendit, në vend që të nxjerrë ligje për të përkujtuar dhe mbrojtur luftën e UÇK-së, po e fyen atë dhe po organizon ekspozita që shtrembërojnë historinë reale të luftës./Lajmi.net/