Shembja e rrugës, Prokuroria inicion rast ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës – Autorizon grumbullimin e informatave dhe provave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka lëshuar autorizim që të grumbullohen informata shtesë në lidhje me shembjen e dheur në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë Siç ka njoftuar Prokuroria, ata kanë iniciuar një rast ndaj zyrtarëve përgjegjës të Komunës së Prishtinës, me qëllim të verifikimit nëse veprimet apo mosveprimet e tyre përbëjnë elemente të përgjegjësisë penale…

Lajme

30/03/2026 13:11

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka lëshuar autorizim që të grumbullohen informata shtesë në lidhje me shembjen e dheur në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë

Siç ka njoftuar Prokuroria, ata kanë iniciuar një rast ndaj zyrtarëve përgjegjës të Komunës së Prishtinës, me qëllim të verifikimit nëse veprimet apo mosveprimet e tyre përbëjnë elemente të përgjegjësisë penale për kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, Prokurori i Shtetit ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për grumbullimin e informatave dhe provave shtesë lidhur me shembjen e dheut në rrugën ‘’Don Shtjefën Kurti’’ në Komunën e Prishtinës. Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në ushtrimin e kompetencave të saj ligjore forcimin e sundimit të ligjit, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe interesit publik”, ka njoftuar Prokuroria.

Rruga “Don Shtjefën Kurti” është shembur dje, duke shkaktuar dëme në sistemin energjetik dhe në gype të ujit.

Postimi i plotë: