Ndeshja Kosovë-Turqi, Komuna e Prishtinës shton nisjet e linjës 1A të Trafikut Urban
Të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, do të zhvillohet ndeshja finale për kualifikim në Botëror, Kosovë – Turqi. Në lidhje me këtë dhe rritjes së kërkesës për qarkullim, Komuna e Prishtinës ka shtuar nisjet në linjën 1A. Kjo linjë vjen nga Aeroporti “Adem Jashari” drejt Prishtinës dhe anasjelltas. “Njoftojmë qytetarët se, me rastin…
Lajme
Të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, do të zhvillohet ndeshja finale për kualifikim në Botëror, Kosovë – Turqi.
Në lidhje me këtë dhe rritjes së kërkesës për qarkullim, Komuna e Prishtinës ka shtuar nisjet në linjën 1A.
Kjo linjë vjen nga Aeroporti “Adem Jashari” drejt Prishtinës dhe anasjelltas.
“Njoftojmë qytetarët se, me rastin e zhvillimit të ndeshjes Kosovë – Turqi dhe rritjes së kërkesës për qarkullim, në bashkëpunim me Trafikun Urban, më 31 mars dhe 1 prill do të shtohen nisjet në linjën 1A Aeroport – Prishtinë dhe anasjelltas. Nisjet do të realizohen çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 24:00, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: