Miratohet në Qeveri Projektligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se ky projektligj përfaqëson hap vendimtar në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë. “Krijon mekanizëm efektiv për të hetuar dhe konfiskuar pasurinë që s’mund të arsyetohet…
Lajme
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se ky projektligj përfaqëson hap vendimtar në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.
“Krijon mekanizëm efektiv për të hetuar dhe konfiskuar pasurinë që s’mund të arsyetohet me burime të ligjshme duke synuar drejtpërdrejtë ata që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve. Përmes tij dërgojmë mesazhin e qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se përgjegjësia do të jetë e paevitueshme. Zbatimi i plotë dhe i paanshëm i tij mbetet prioritet i qeverisë për drejtësi e barazi për të gjithë”,deklaroi Kurti.
Pas kësaj, ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla deklaroi se ky projektligj për qytetarët është më shumë barazi e drejtësi e më shumë besim në institucione shtetërore.
Pas hedhjes në votim, është arritur edhe të miratohet./Lajmi.net/