Qeveria e Kosovës miraton dërgimin e FSK-së në mision ndërkombëtar stabilizues në Gaza
Ministri i Mbrojtjes së Qeverisë së Kosovës, Ejup Maqedonci në mbledhjen e Qeverisë ka prezantuar propozim-vendimin e kësaj Ministrie, për të kërkuar miratimin e Qeverisë së Kosovës për dërgimin e FSK-së jashtë vendit, përkatësisht si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza. Ai ka thënë se Ministria e Mbrojtjes mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për…
Lajme
Ministri i Mbrojtjes së Qeverisë së Kosovës, Ejup Maqedonci në mbledhjen e Qeverisë ka prezantuar propozim-vendimin e kësaj Ministrie, për të kërkuar miratimin e Qeverisë së Kosovës për dërgimin e FSK-së jashtë vendit, përkatësisht si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.
Ai ka thënë se Ministria e Mbrojtjes mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për bashkëpunim me shtetet aleate, ftesës së pranuar nga Komanda Qendrore e SHBA-ve, me 10 dhjetor 2025 që i referohet Rezolutës 2803 të Kombeve të Bashkuara të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, vullnetit politik të shprehur në Bordin e Paqes si dhe ligjit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit, ka iniciuar procedurat për të kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, marrjen e vendimit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit, përkatësisht si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në gaza.
“Dërgimi i FSK-së në kët ëmision përfshinë pjesëmarrjen e personelit të FSK-së në kuadër të Komandës së Unifikuar të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, e cila ka mision të mbështes zbatimin e planit gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, gjithnjë duke u bazuar në mandatin e Forcës Ndërkobëtare të Stabilizimit, ku të gjitha operacionet e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese do të kryhen në përputhje me kartën e Kombeve të Bashkuara, të Drejtën Ndërkombëtare të Zbatueshme përfshirë të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare, rregullat e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, Marrëveshjet e Zbatueshem për Mbrojtjen e Statusit dhe instrumente të tjera detyruese të zbatueshme”, ka thënë Maqedonci.
Ai ka thënë se ky angazhim është në përputhje me Rezolutën 2803 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e cila ka krijuar kornizën ndërkombëtare për stabilizimin e situatës në Gaza, dhe mbështetjen e një force të përbashkët ndërkombëtare, në fokus siguri, stabilitet, mbrojtje t ëcivilëve dhe mbështetje të përpjekjeve humanitare.
“Përmes këtij angazhimi, Republika e Kosovës dëshmon se është partner i besueshëm, i përgjegjshëm dhe i gatshëm të veproj në krah të aleatëve në mbështetje të paqes, sigurisë, mbrojtjes së civilëve dhe mandateve ndërkombëtare. Ky vendim forcon edhe më tej profilin ndërkombetar të shtetit tonë, afirmon profesionalizimin e FSK-së dhe e vendos Republikën tonë në radhën e shteteve që jo vetëm ëprfitojnë nga siguria ndërkombëtare por edhe kontribuojnë aktivisht në ruajtjen e paqes dhe rendit ndërkombëtar”, ka thënë Maqedonci.
Me të gjitha votat për, ky propozim është miratuar në Qeveri. /Lajmi.net/