Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për Kombëtaren, Kurti premton sërish 1 milion nëse fiton edhe kundër Turqisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot ndarjen e 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës në futboll. Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhje falënderoi lojtarët, trajnerin dhe gjithë epikën për angazhimin maksimal. Ai tha se me shumë krenari për djemtë tanë, do të ndajmë sot 500 mijë euro. Me të hedhur në votim tanimë…

Lajme

30/03/2026 09:37

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot ndarjen e 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhje falënderoi lojtarët, trajnerin dhe gjithë epikën për angazhimin maksimal.

Ai tha se me shumë krenari për djemtë tanë, do të ndajmë sot 500 mijë euro.

Me të hedhur në votim tanimë është miratuar ndarja e këtyre mjeteve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ritheksuar premtimin prej 1 milion eurosh në rast se djemtë e Kosovës fitojnë kundër Turqisë nesër dhe, me këtë fitore, kualifikohen për në Botëror./Lajmi.net/