Dyshohet për vjedhje drurësh të ahut, kapet burri në Kërpimeh

Një burrë është ndaluar në fshatin Kërpimeh për veprën penale “vjedhja e pyllit”. Sipas raportit të policisë, burri i cili po drejtonte një kamionetë, në të iu gjetën të ngarkuara një sasi dru për djegie-ahu ahu pa dokumente përkatëse. “Policia gjatë patrullimit ka ndaluar kamionetën e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, në të cilën…

Lajme

30/03/2026 09:03

Një burrë është ndaluar në fshatin Kërpimeh për veprën penale “vjedhja e pyllit”.

Sipas raportit të policisë, burri i cili po drejtonte një kamionetë, në të iu gjetën të ngarkuara një sasi dru për djegie-ahu ahu pa dokumente përkatëse.

“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar kamionetën e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, në të cilën ishin të ngarkuara një sasi dru për djegje-ahu pa dokumente përkatëse.  Me vendim të prokurorit,  kamioneta  me dru është konfiskuar  ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.