Pas shembjes së rrugës në Prishtinë, Rama kërkon pezullimin e inspektorëve të përfshirë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar në lidhje me shembjen e rrugës në kryeqytet. Ai ja thënë se po e monitorojnë nga afër kete rrëshqitje ndërsa ka kërkuar nga Prokuroria që të nis menjëherë procedurat hetimore. Rama ka ofruar bashkëpunim të plotë institucional dhe qasje në çdo informacion që është i nevojshëm për…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar në lidhje me shembjen e rrugës në kryeqytet.
Ai ja thënë se po e monitorojnë nga afër kete rrëshqitje ndërsa ka kërkuar nga Prokuroria që të nis menjëherë procedurat hetimore.
Rama ka ofruar bashkëpunim të plotë institucional dhe qasje në çdo informacion që është i nevojshëm për zbardhjen e rastit.
“Nga Drejtoria e Inspeksionit kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të inspektorëve të përfshirë dhe ndalimin e çdo përfshirjeje të tyre në këtë rast deri në përfundim të hetimeve! Gjithashtu kam kërkuar fillimin e një hetimi të brendshëm për të verifikuar raportet e inspektimit, frekuencën e kontrolleve në terren dhe për të identifikuar çdo lëshim, neglizhencë apo shkelje të mundshme të detyrës!”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se nëse konstatohen shkelje, do të ketë masa të menjëhershme nga largim nga puna deri në ndjekje penale!
“Gjithashtu, jemi në kordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kryeqytetit, nga të cilë jemi njoftuar që të gjitha njësitë do të kenë prioritet menaxhimin e situatës së sotme dhe ruajtja e rendit publik në këtë zonë! Lus qytetarët që të evitojnë lëvizjen në këtë zonë deri në stabilizimin e situatës”, ka shkruar Rama në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: