Shembja e rrugës në Prishtinë, zona mbetet e rrezikshme
Kanë filluar punimet për mbushjen e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, e cila është shembur sot në mesditë. Rruga aktualisht është e bllokuar për qarkullim, ndërsa në vendin e ngjarjes janë të pranishëm edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët po menaxhojnë situatën dhe po sigurojnë perimetrin. Sipas një banori që jeton në…
Lajme
Kanë filluar punimet për mbushjen e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, e cila është shembur sot në mesditë.
Rruga aktualisht është e bllokuar për qarkullim, ndërsa në vendin e ngjarjes janë të pranishëm edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët po menaxhojnë situatën dhe po sigurojnë perimetrin.
Sipas një banori që jeton në afërsi, pavarësisht ndërhyrjes, rruga vazhdon të ketë lëvizje dhe ekziston rrezik për shembje të mëtejshme.
Problemi më i madh mbetet pranë trafos së energjisë elektrike me tension të lartë, ku situata konsiderohet potencialisht e rrezikshme, raporton ekipi i KosovaPress.
Shembja e një pjese të rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë ka shkaktuar dëmtime në infrastrukturën energjetike, e cila ka prekur rrjetin transmetues në nivelin 110 kV.
Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT bën të ditur se, si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë dhe dëmtimeve të shkaktuara në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti transmetues në nivelin 110 kV, raporton KosovaPress.
Sipas KOSTT, si rezultat i kësaj situate, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike.
KosovaPress raportoi se sot, prej orës 14:00, banorët e lagjes së Spitalit përkatësisht, ata të rrugës “B” dhe të “Muharrem Fejza” janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Për këtë ndërprerje kanë treguar për KosovaPress disa qytetarë të kësaj zone.
Lidhur me ndalimin e rrymës, nuk ka pasur njoftim paraprak nga institucionet përgjegjëse për furnizim me energji elektrike, në këtë rast KEDS.
KosovaPress nuk ka marrë ende përgjigje nga KEDS për vendet qw kanw mbetur pa rrymw dhe kur pritet tw sanohet infrastruktura energjetike.