Pamje të tmerrshme, pas shembjes së rrugës janë shembur edhe pilotat anësorë të ndërtesës

Rruga “Shtjefën Kurti” sot është shembur, duke shkaktuar dëme të mëdha. Një pjesë e kryeqytetit është pa ujë dhe pa rrymë, si pasojë e kësaj shembje. Në disa pamje që ka publikuar gazetari Uran Haxha, shihet se bashkë me rrugën janë shembur edhe pilotat anësorë të themelit të ndërtesës. “Prishtina 2030, vizioni i ri, kuleta…

Lajme

29/03/2026 19:59

Rruga “Shtjefën Kurti” sot është shembur, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Një pjesë e kryeqytetit është pa ujë dhe pa rrymë, si pasojë e kësaj shembje.

Në disa pamje që ka publikuar gazetari Uran Haxha, shihet se bashkë me rrugën janë shembur edhe pilotat anësorë të themelit të ndërtesës.

“Prishtina 2030, vizioni i ri, kuleta dixhitale, “lëshoji paret”, ndërmarrjet, ridistinimi i pronave, asambleja, e tani shnosh vjen puna e inspeksionit pasi s’kanë shumë punë në terren 😉 Me qenë hera e parë thotë njeri, por ja që s’është. Pse inspeksioni? Sepse pilota munden me vendos krejt, por eshte dikush që duhet me i kqyr mbi çfare standardi jane vendos edhe a jane kompaktibil me dheun te cilin duhet ta mbajne. Plus leja qe u eshte dhene, u dashte me pase parasysh qe qaty ngjit eshte rruga dhe rreziku eshte i larte. Po thuj ti kush se?”, ka shkruar Haxha. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: