Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:40 në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Zahiti ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona. “Sot, rreth orës 16:40, në rrugën e ” Ulqini” në Mitrovicë,…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:40 në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona.
“Sot, rreth orës 16:40, në rrugën e ” Ulqini” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/