Shqipëria thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka dalë me thirrje lidhur me situatën dhe përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme. Nga kjo ministri u bëhet thirrje qytetarëve shqiptarë që të shmangin çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë udhëtimet për arsye turistike në këtë rajon. “Në vijim të komunikimeve…

Lajme

29/03/2026 17:59

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka dalë me thirrje lidhur me situatën dhe përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme.

Nga kjo ministri u bëhet thirrje qytetarëve shqiptarë që të shmangin çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë udhëtimet për arsye turistike në këtë rajon.

“Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme”, thuhet në njoftim.