“Do të bëjmë gjithçka për fitore”, Aro Muric plot optimizëm para përballjes me Turqinë

Portieri i Sassuolos Arijanet Muric ka premtuar se Kosova do të bëjë gjithçka për ta mposhtur Turqinë. “Dardanët” do t’i presin turqit të martën mbrëma në “Fadil Vokrri” në kuadër të finales së play-offit të Kupës së Botës. Para ndeshjes për faqen zyrtare të FFK-së foli edhe Muric i cili deklaroi se synimi i vetëm…

Sport

29/03/2026 14:28

Portieri i Sassuolos Arijanet Muric ka premtuar se Kosova do të bëjë gjithçka për ta mposhtur Turqinë.

“Dardanët” do t’i presin turqit të martën mbrëma në “Fadil Vokrri” në kuadër të finales së play-offit të Kupës së Botës.

Para ndeshjes për faqen zyrtare të FFK-së foli edhe Muric i cili deklaroi se synimi i vetëm është fitorja.

“Jemi gati dhe besoj se do të jetë një ditë e bukur në Prishtinë. Do të japim gjithçka për të fituar”.

“Siç e kam thënë më parë deri në momentin e fundit asgjë nuk përfundon dhe ja ku jemi tani. Gjithçka varet nga ne.

E kemi merituar dhe do të japim maksimumin për të marrë fitore”.Ai nuk harroi t’i falënderonte as tifozët duke iu premtuar se do të japin çmos.

“Mbështetja e tifozëve ka qenë e jashtëzakonshme. Kanë qenë pranë nesh gjithmonë dhe jemi mirënjohës për këtë, shpresoj që do t’i bëjmë krenar për t’i dhënë gjithçka në fushë”.

Kujtojmë, përballja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të martën nga ora 20:45.