Rron Gjinovci kërkon falje pas akuzave ndaj familjarëve për prezantimin e të burgosurve si ushtarë për pensione

Anëtari i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, bashkëpunëtor dhe mik i Shkëlzen Gashit, autorit të ekspozitës me pasaktësi për masakrat e kryera gjatë luftës në Kosovë, ka kërkuar falje. Pasi dje akuzoi familjarë të viktimave civile se i kishin paraqitur ata si ushtarë për shkak të “marrjes së një pensioni më të madh”, sot ka shprehur…

Lajme

29/03/2026 12:52

Anëtari i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, bashkëpunëtor dhe mik i Shkëlzen Gashit, autorit të ekspozitës me pasaktësi për masakrat e kryera gjatë luftës në Kosovë, ka kërkuar falje.

Pasi dje akuzoi familjarë të viktimave civile se i kishin paraqitur ata si ushtarë për shkak të “marrjes së një pensioni më të madh”, sot ka shprehur keqardhje.

“Fillimisht, u kërkojmë falje të sinqertë të gjithë familjarëve të viktimave civile të luftës, të gjithë atyre që janë prekur drejtpërdrejt apo tërthorazi nga lufta në Kosovë, bashkëpunëtorëve tanë dhe opinionit të gjerë publik për situatën e krijuar”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Qëllimi i ekspozitës sonë ka qenë i qartë dhe i pandryshueshëm: të nderojë viktimat civile të luftës dhe të kontribuojë në ruajtjen e kujtesës kolektive për krimet e kryera në Kosovë. Në asnjë moment dhe në asnjë formë nuk kemi pasur synim të lëndojmë apo të ofendojmë askënd”, shtoi Gjinovci.