KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

Kompania KEDS sot kryen sot punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa rajone. Në Pejë, energjia ndërpritet në Banjë, Dobrushë, Baicë, Lubovë e zona të tjera nga ora 08:00 deri 12:00 dhe në Jashanica nga ora 10:00 deri 14:00. Në Prizren dhe Prishtinë, disa dalje të TS-ve…

Lajme

29/03/2026 09:42

Kompania KEDS sot kryen sot punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa rajone.

Në Pejë, energjia ndërpritet në Banjë, Dobrushë, Baicë, Lubovë e zona të tjera nga ora 08:00 deri 12:00 dhe në Jashanica nga ora 10:00 deri 14:00.

Në Prizren dhe Prishtinë, disa dalje të TS-ve 110/10(20) kV shkyqen për punime sipas projekteve të aprovuar dhe krijimin e kushteve pa tension.

Në Ferizaj, ndërprerje në Rashincë dhe fshatrat përreth zgjat nga ora 08:30 deri 17:00 për demontimin dhe shtrirjen e përçuesve të rinj.

KEDS kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për diskomfortin e shkaktuar.