Gjakovë: Zjarr në një banesë, ndërhyn policia dhe arreston të dyshuarin

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme ndërsa zjarrfikësit kanë intervenuar për ta shuar zjarrin. Një person në cilësinë e të dyshuarit ka pësuar lëndime nga zjarri, teksa pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. “Gjakovë…

Lajme

29/03/2026 09:34

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme ndërsa zjarrfikësit kanë intervenuar për ta shuar zjarrin.

Një person në cilësinë e të dyshuarit ka pësuar lëndime nga zjarri, teksa pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 28.03.2026-03:27. Raportohet se në rrethana të pa njohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa një person në cilësinë e të dyshuarit mashkull kosovar është lënduar nga zjarri. I dyshuari pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.