Dërgohet pa shenja jete një foshnje në Emergjencën e Vushtrrisë, Policia nis hetimet
Një foshnje është dërguar pa shenja jete të shtunën në Emergjencën e Vushtrrisë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Hetim mbi vdekjen”. “Vushtrri 28.03.2026-02:00. Nga emergjenca është informuar se nga ankuesja femër kosovare është sjell pa shenja jete foshnja e saj viktima mashkull. Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin. Ndërsa me…
Lajme
Një foshnje është dërguar pa shenja jete të shtunën në Emergjencën e Vushtrrisë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Hetim mbi vdekjen”.
“Vushtrri 28.03.2026-02:00. Nga emergjenca është informuar se nga ankuesja femër kosovare është sjell pa shenja jete foshnja e saj viktima mashkull. Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin. Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.