Cakolli kritikon ashpër Gashin: Nuk janë gabime, por shtrembërim i qëllimshëm i narrativës, në përputhje me propagandën serbe
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar lidhur me përmbajtjen e librit të Shkëlzen Gashi për masakrat në Kosovë, duke kundërshtuar pretendimet se bëhet fjalë për pasaktësi të rastësishme. Sipas Cakollit, rasti nuk mund të trajtohet si gabim i zakonshëm, transmeton lajmi.net. Ai vlerëson se mënyra se si janë paraqitur të dhënat dhe interpretimet, si në…
Lajme
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar lidhur me përmbajtjen e librit të Shkëlzen Gashi për masakrat në Kosovë, duke kundërshtuar pretendimet se bëhet fjalë për pasaktësi të rastësishme.
Sipas Cakollit, rasti nuk mund të trajtohet si gabim i zakonshëm, transmeton lajmi.net.
Ai vlerëson se mënyra se si janë paraqitur të dhënat dhe interpretimet, si në libër ashtu edhe në paraqitjet publike të autorit, tregon për një qasje të qëndrueshme që, sipas tij, shtrembëron narrativën mbi luftën.
Në reagimin e tij publik, Cakolli thekson se gabimet zakonisht janë të paqëllimshme, por në këtë rast, sipas tij, kemi të bëjmë me një model të përsëritur interpretimi që shkon në linjë me narrativat propaganduese serbe.
Ai shton se nuk bëhet fjalë vetëm për mospërputhje statistikore, por për një qasje më të gjerë që ndikon në mënyrën si paraqiten ngjarjet e luftës në Kosovë.
Postimi i plotë:
Edhe sa përpjekje për “fajësime” të të tjerve, para se me kuptu që s’kemi të bëjmë me një gabim?!
Gabimet, në esencë, janë pa dashje – ndërsa në këtë rast, nga ekspozita te libri e deri te deklarimet publike të këtij “autori”, nuk kemi të bëjmë veç me ndonjë lëshim statistikor për periudhën e luftës, por me një deformim të qëndrueshëm të narrativës, në përputhje me propagandën serbe./lajmi.net/