Nushi i PSD-së: Ironia është se Shkëlzen Gashi e ka shitë librin e masakrave nëpër diasporë kah 55 franga
Nol Nushi i PSD-së ka reaguar lidhur me ekspozitën për masakrat e ndodhura në Kosovë dhe arsyetimin e Shkëlzen Gashit se të dhënat i kishte marrë nga libri i Natasha Kandiq. Nushi ka thënë se Shkëlzen Gashi kur e kishte publikuar libirin e tij, e kishte paraqitur si një arritje të madhe dhe se tash…
Lajme
Nol Nushi i PSD-së ka reaguar lidhur me ekspozitën për masakrat e ndodhura në Kosovë dhe arsyetimin e Shkëlzen Gashit se të dhënat i kishte marrë nga libri i Natasha Kandiq.
Nushi ka thënë se Shkëlzen Gashi kur e kishte publikuar libirin e tij, e kishte paraqitur si një arritje të madhe dhe se tash që po i kontestohen të dhënat, Gashi po deklaron që i ka marrë të dhënat diku tjetër.
Zyrtari i PSD-së gjithashtu ka treguar se Gashi e ka shitur librin në diasporë nga 55 franga.
Postimi i plotë:
Kur e ka botu librin, Xeni e paraqitke si nje pune e madhe shkencore e hulumtuese, e para e ketij lloji.
Tash qe po kontestohen te dhenat, Xeni po thote qe ato i ka marre te gatshme, prej nje hulumtimi te gjate te dikujt tjeter!
Mbrojtesit Xenin pe paraqesin si hulumtues serioz qe nuk shkruan pa verifikim. Nderkohe Xeni veten po e mbrone duke thene qe ky thjeshte i ka kopju disa te dhena qe i ka gjete. Pa verifikim, dhe faji eshte i atyre qe i kane shkru, jo i ketij qe i ka kopju.
Ironia eshte qe te dhenat e Natasa Kandiqit jane online, pa pagese
Me keto te dhena, Xeni ka bo liber dhe e shet 55 franka. Sigurisht del shetitet ne diaspore, tu e shfrytezu ndjeshnerine per me shume pare e fame.