Gashi mundohet të ‘nxirret’ pas gabimit për Masakrën e Dubravës: Nuk kemi thënë se viktimat janë vrarë duke luftuar
Ish-këshilltari dhe autori Shkëlzen Gashi ka reaguar pas kritikave lidhur me përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, duke sqaruar pretendimet për mënyrën e paraqitjes së viktimave në Burgun e Dubravës. Gashi ka theksuar se në tekstin e ekspozitës është përdorur lista e Fondi për të Drejtën Humanitare, ku sipas tij bëhet një kategorizim i…
Lajme
Ish-këshilltari dhe autori Shkëlzen Gashi ka reaguar pas kritikave lidhur me përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, duke sqaruar pretendimet për mënyrën e paraqitjes së viktimave në Burgun e Dubravës.
Gashi ka theksuar se në tekstin e ekspozitës është përdorur lista e Fondi për të Drejtën Humanitare, ku sipas tij bëhet një kategorizim i viktimave, por pa pretenduar se ata janë vrarë gjatë luftimeve, raporton lajmi.net
Sipas tij, në periudhën 19–23 maj 1999 në Burgun e Dubravës janë vrarë gjithsej 106 persona nga forcat serbe, të ndarë sipas datave dhe kategorive në listën përkatëse.
Postimi i tij i plotë:
MASAKRA NË BURGUN E DUBRAVËS
Teksti për prezentimin e masakrës në Burgun e Dubravës në Ekspozitën Masakrat në Kosovë 1998-1999, duke u bazuar në listën e të vrarëve të Fondit për të Drejtën Humanitare, thotë:
Më 19-23 maj 1999 në Burgun e Dubravës në Istog forcat sërbe vranë gjithsej 106 veta: 3 më 19 maj, 34 më 21 maj, 58 më 22 maj dhe 11 më 23 maj. Prej të vrarëve, 48 figurojnë si persona të armatosur shqiptarë, kurse 58 si civilë të paarmatosur: 56 shqiptarë, 1 ashkali dhe 1 boshnjak.
Askund nuk kemi thënë që Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se në momentin e vrasjes, këta 48 persona kanë qenë duke luftuar. As ne nuk nuk po e themi që këta persona janë vrarë duke luftuar.
Por, në listën e Fondit për të Drejtën Humanitare, këta persona figurojnë si të armatosur/ushtarë. Kaq. Këtë listë mund ta gjeni në këtë link: