Dalin në shitje biletat për tifozët mysafirë për ndeshjen Kosovë – Turqi

Federata e Futbollit e Turqisë ka njoftuar të shtunën se kanë dalë në shitje biletat për tifozët mysafirë për ndeshjen Kosovë – Turqi. Sipas njoftimit, procesi i shitjes bëhet nga Federata e Futbollit e Kosovës, e cila ka kontrollin e plotë mbi organizimin dhe shpërndarjen e biletave. Federata turke ka theksuar se nuk mban asnjë…

Sport

28/03/2026 13:14

Federata e Futbollit e Turqisë ka njoftuar të shtunën se kanë dalë në shitje biletat për tifozët mysafirë për ndeshjen Kosovë – Turqi.

Sipas njoftimit, procesi i shitjes bëhet nga Federata e Futbollit e Kosovës, e cila ka kontrollin e plotë mbi organizimin dhe shpërndarjen e biletave.

Federata turke ka theksuar se nuk mban asnjë përgjegjësi për situatat e krijuara në lidhje me shitjen e biletave.

Finalja e plejofit për kualifikim në Kupën e Botës zhvillohet të martën, nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.