Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetëvendosje për deformim të historisë së UÇK-së

Ish-ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj Shkëlzen Gashi, duke e akuzuar këtë të fundit për deformim të historisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në reagimin e tij, Durmishi ka rikujtuar një përplasje të ndodhur në vitin 2005, duke pretenduar se në atë kohë e kishte…

Lajme

28/03/2026 11:00

Ish-ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj Shkëlzen Gashi, duke e akuzuar këtë të fundit për deformim të historisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në reagimin e tij, Durmishi ka rikujtuar një përplasje të ndodhur në vitin 2005, duke pretenduar se në atë kohë e kishte përzënë personalisht Gashin nga zyrat e Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, arsyeja e përjashtimit kishte të bënte me, siç u shpreh, “tendencën për të deformuar historinë dhe luftën e drejtë të UÇK-së”.

Durmishi ka kritikuar gjithashtu institucionet për lejimin dhe financimin e, sipas tij, aktiviteteve që përçojnë narrativa të tilla, duke i cilësuar ato si të papranueshme.

“Deformime të tilla nuk janë thjesht të pavërteta, ato janë fyerje e rëndë për sakrificën tonë dhe vrasje e dytë për të gjithë ata që dhanë jetën për liri dhe çlirim”, ka shkruar ai./Lajmi.net/