Puntorët e Komunës heqin nga sheshi tabelat e ekspozitës me pasaktësi për viktimat

Punëtorët e Komunës së Prishtinës kanë hequr sot të gjitha tabelat e ekspozitës për masakrat e ndodhura në Kosovë, pasi në to janë evidentuar pasaktësi të mëdha. Ky aksion i Komunës ishte paralajmëruar sot përmes një komunikate për media. Kreu i Komunës Perparim Rama të premten mbrëma kishte thënë se s’ka vend për një ekspozitë…

Lajme

28/03/2026 10:44

Punëtorët e Komunës së Prishtinës kanë hequr sot të gjitha tabelat e ekspozitës për masakrat e ndodhura në Kosovë, pasi në to janë evidentuar pasaktësi të mëdha.

Ky aksion i Komunës ishte paralajmëruar sot përmes një komunikate për media.

Kreu i Komunës Perparim Rama të premten mbrëma kishte thënë se s’ka vend për një ekspozitë të tillë në sheshin e Prishtinës.