Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos: Kosova, qendër botërore e kampionëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar së fundmi Qendra Nacionale e Xhudos, ku është pritur nga kampionët dhe stafi i këtij sporti që i ka sjellë vendit suksese ndërkombëtare. Gjatë vizitës, Osmani ka vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e trajnerit Driton Kuka, si dhe të kampioneve olimpike Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu,…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar së fundmi Qendra Nacionale e Xhudos, ku është pritur nga kampionët dhe stafi i këtij sporti që i ka sjellë vendit suksese ndërkombëtare.
Gjatë vizitës, Osmani ka vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e trajnerit Driton Kuka, si dhe të kampioneve olimpike Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, duke theksuar se pranë tyre ndjehet “forca e disiplinës, shpirti i kampionëve dhe dashuria për Kosovën”.
Ajo ka shprehur mirënjohje edhe për ekipet ndërkombëtare nga Ukraina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia, të cilat kanë zgjedhur Kosovën si vend për stërvitje dhe zhvillim profesional.
Postimi i plotë:
Kisha kënaqësinë që para disa ditësh të vizitoj Qendrën Nacionale të Xhudos! 

Kryemjeshtër Toni, Majlinda, Distria, Laura dhe i gjithë ekipi i shkëlqyer, çdoherë kur jam pranë jush, ndjej forcën e disiplinës, shpirtin e kampionëve dhe dashurinë e madhe për Kosovën. 

Mirënjohje të veçantë edhe për ekipet nga Ukraina, Amerika dhe Japonia, që zgjedhin Kosovën si vendin ku stërviten, rriten dhe sfidojnë veten çdo ditë. 
Sot, falë punës suaj dhe vizionit të Federatës së Xhudos së Kosovës, vendi ynë është shndërruar në një kryeqendër botërore të xhudos, ku talentet nga të gjitha anët e globit vijnë për t’u përgatitur me më të mirët.
Faleminderit për pritjen./Lajmi.net/