Policia jep detaje për dy personat që u kapën duke vjedhur naftë në Prishtinë – kjo është mosha e tyre

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” në Prishtinë. Sipas njoftimit, arrestimi është bërë nga njësitet policore të Stacionit Jugu, të cilët i kanë kapur të dyshuarit në flagrancë gjatë kryerjes së veprës së vjedhjes së naftës. Të arrestuarit janë identifikuar si L.J., 26 vjeç,…

Lajme

27/03/2026 14:10

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, arrestimi është bërë nga njësitet policore të Stacionit Jugu, të cilët i kanë kapur të dyshuarit në flagrancë gjatë kryerjes së veprës së vjedhjes së naftës.

Të arrestuarit janë identifikuar si L.J., 26 vjeç, dhe A.H., 28 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Pas arrestimit, rasti është marrë në trajtim nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, i cili ka vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është vendosur që të dyshuarit të ndalohen për 48 orë.

Raporti i plotë: 

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë
Prishtinë, 27 mars 2026 – Njësitet policore të Stacionit Jugu në Prishtinë kanë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët janë kapur në flagrancë duke kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarve:
– L.J., mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
– A.H., mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është marrë vendim për ndalimin e të dyshuarve për 48 orë./lajmi.net/