E rëndë në Berat: Xhaxhai dyshohet për abuzim seksual me mbesën e mitur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 39-vjeçar nga fshati Gjeroven është arrestuar për abuzim seksual me mbesën e tij 15-vjeçare. Siç raporton JOQ Albania, i dyshuar është Sabri Likaj, dhe i njëjti akuzohet se ka abuzuar me vajzën e vëllait, 15 vjeçe në shtëpinë që ata banonin, transmeton Klankosova.tv. Rasti i…
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 39-vjeçar nga fshati Gjeroven është arrestuar për abuzim seksual me mbesën e tij 15-vjeçare.
Siç raporton JOQ Albania, i dyshuar është Sabri Likaj, dhe i njëjti akuzohet se ka abuzuar me vajzën e vëllait, 15 vjeçe në shtëpinë që ata banonin, transmeton Klankosova.tv.
Rasti i rëndë është konfirmuar edhe nga Policia e Shqipërisë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 15 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.